Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka deklaruar se diaspora e Kosovës është infuzion ekonomik për vendin.
Sipas Kllokoqit, ardhja e diasporës gjatë verë e ndërron komplet klientelën që vizojnë klubet e natës. Madje, ai theksoi se vetëm gjatë dy javëve, gastronomia fiton financiarisht, sikur të krahasosh me njëmbëdhjetë muajt e tjerë të punës.
“Me ardhjen e diasporës ndryshon klientela drastikisht. Unë mundem me thënë shlirë që njerëzit që mbajnë klube të natës mund t`i krahasojnë dy javë verore me diasporën sa ka qarkullim, me 11 muaj tjerë të punës. Sepse punojnë çdo natë, fuqia blerëse është për 80% më e fuqishme dhe kuptohet që çmimet për ta janë më të lira krahasuar me çmimet në vendet ku jetojnë. Është 1.2 deri 1.4 milion remitancat që vijnë nga diaspora, dikund 15% të GDP-së vendore, kjo vërehet nga ndërtimet, qarkullimi në markete, gastronomi etj. Kjo është infuzion direkt në popull”, tha Kllokoqi.
Ai ka theksuar, se edhe dasmat që organizohen nga diaspora sjellin një numër të madh të turistëve të huaj.
“Një numër të madh të turizmit në Kosovë e bëjnë edhe mysafirët e huaj në dasmat që organizojnë diaspora. Martesat që diaspora i bënë ne vendin tonë sjellin edhe shumë shoqëri nga atje. Nëse vjen një qift nga Zvicra me u martu, nëse janë 400 mysafir të ftuar rreth 200 janë zviceran. Kjo na rritë shumë, e shyqyr që i kemi”, tha Kllokoqi.