1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Klitschko sigurohet nga SHBA-ja se do e mbrojë Kievin, çfarë iu tha atij

- Advertisement -

Teksa ishte në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se ajo u takua me kryebashkiakun e Kievit Vitali Klitschko, i cili “përcolli shqetësimet urgjente të popullit të Kievit nën kërcënimin e pushtimit rus”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve tha se delegacioni amerikan i Kongresit “rikonfirmoi mbështetjen e Amerikës për popullin e Ukrainës dhe kundërshtimin ndaj agresionit të Putinit”.

Pelosi tha në një deklaratë se delegacioni “ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë të qartë: Amerika mbetet e palëkundur në angazhimin ndaj pasojave të shpejta dhe të rënda nëse Rusia zgjedh të pushtojë Ukrainën”.

“Nën Presidentin Biden, aleanca transatlantike është më e fortë dhe më e bashkuar – dhe ne do të vazhdojmë të jemi së bashku në përgjigjen tonë”, thuhet në deklaratë. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit