Rreth 170 civilë janë vrarë nga sulmet ruse në kryeqytetin e Ukrainës.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se mbi 170 civilë janë vrarë nga sulmet ruse në kryeqytetin e Ukrainës.
Ai shtoi se më shumë se 400 ndërtesa banimi janë shkatërruar që nga fillimi i luftës atje, shkruan Sky News.
Ndryshe, Kievi është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ajrore ruse, shumë prej të cilave kanë ndodhur gjatë natës.