0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Klitschko i mërzitur dhe i mllefosur: S’ka jetë për popullin ukrainas, qytetet po bombardohen, na ndihmoni

- Advertisement -

Wladimir Klitschko e ka shprehur edhe një herë brengën e tij për momentet e tmerrit që po i përjetojnë bashkëkombësit e tij.

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist e ka vizituar një qendër të strehimit të ukrainasve, të cilët kanë mbetur pa kulm mbi kokë pas sulmeve nga bombat dhe raketat ruse, shkruan “Gazeta Express”.

Ai ndihet i shqetësuar për popullatën dhe i mllefosur në agresorin rus, teksa kërkon mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare.

This is all, there is no life for the Ukrainian people: seeking any shelter after Russian army bombarded their cities and destroyed their homes and they lost everything. Dreading the alarms announcing new attacks. Please keep on helping!#FreeUkraine #WeAreAllUkrainians pic.twitter.com/rT8G9h8RVO— Klitschko (@Klitschko) March 13, 2022

“Kjo është e tëra, nuk ka jetë për njerëzit ukrainas: duke e kërkuar ndonjë strehë pasi ushtria ruse i bombardoi  qytetet e tyre dhe ua shkatërroi shtëpitë, ata humbën gjithçka. Kanë frikë nga alarmet që paralajmërojnë sulme të reja. Ju lutem, vazhdoni të ndihmon”, ka shkruar Klitschko në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

Ai, së bashku me vëllain, Vitali, po ashtu ish-kampion i botës dhe kryebashkiak i Kievit, bashkë më shumë sportistë dhe ish-sportistë, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit