-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Klitschko e ka një kërkesë për evropianët

- Advertisement -

Wladimir Klitschko është shfaqur sot përmes një videoje në rrjetet sociale, përmes së cilëve ka kërkuar mbështetje për Ukrainën.

Sipas ish-kampionit të botës në boks, tashmë janë hapur mundësitë bankare për t’ju dalë në ndihmë ukrainasve, shkruan “Gazeta Express”.

“Faleminderit të gjithë miqve tanë evropiane për mbështetjen për Ukrainën dhe për ukrainasit me të gjithë zemrën dhe për dëshirën për të na ndihmuar. Llogaritë tashmë janë hapur në bankat nacionale në vende të ndryshme për të dhënë donacione për t’i ndihmuar ukrainasit. Faleminderit. Rroftë Evropa, rroftë Ukraina”, ka thënë Klitschko në një video-inçizim në gjuhën gjermane.

Thank you to all our European friends who support Ukraine and Ukrainians with all their hearts and want to help us! Accounts have been opened in national banks of several countries for #donations to help Ukrainians. Thank you! pic.twitter.com/t5FnFezD5l— Klitschko (@Klitschko) February 28, 2022

Klitschko ka kërkuar ndihmë mbi të gjitha nga shtetet si Gjermania, Austria, Zvicra, Lihtenshtajni dhe nga të gjitha vendet e Evropës së lirë dhe demokratike që ta mbështesë Ukrainën dhe mbrojtësit e saj me kontribut bamirësie.

Wladimir, së bashku me vëllain e tij Vitali, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për ta luftuar agresorin rus.

Ata kanë fituar gjithçka që mund të fitohet në boksin profesionist dhe i kanë bërë milionat.

Por, i lanë të gjitha anash vetëm për të qenë në shërbim të atdheut të tyre. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit