2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Klinakut i shkruajnë veteranët e UÇK-së për protesta: Rrini gati për të protestuar

- Advertisement -

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë me dije se janë duke i shkruar veteranët për protesta për shkak të mospërfshirjes se tyre në ligjin për pagën minimale.

Klinaku në profilin e tij në Facebook u ka bërë thirrje veteranëve të UÇK-së që të jenë në gjendje gatishmërie për të protestuar, shkruan Scanner.

Postimi i plotë i Klinakut:

Veteranët që po më shkruajnë e po kërkojnë protesta, iu them që të rrijnë gati kurdo që ne i thërrasim për protestë. Për këtë po bëjmë takime me degë. Sa i përket ndryshimit të ligjit që po përpiqet ta bëjë ky koalicion i papërgjegjshëm qeveritar, me anë të të cilit po do që t’i shkëpus pensionet nga lidhja me pagën minimale, ju them veteranëve se nëse rastësisht e bëjnë është vetëm miratimi i leximit të parë, dhe para se ata ta bëjnë leximin e dytë ne duhet që masovikisht të dalim e t’i bllokojmë.
Për ta penguar këtë papërgjegjësi të këtij koalicioni, ne kemi qenë dhe jemi në kontakt edhe me deputetët e opozitës dhe pozitës, por do të shfrytëzohet edhe gjykata kushtetuese për të konstatuar shkeljet që duan t’i bëjnë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit