-9.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Klinaku: Specialja e quajti UÇK-në organizatë të përbashkët kriminale

- Advertisement -

Në protestën e organizuar nga PSD-ja po marrin pjesë edhe veteranë të UÇK’së, përfshirë edhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Nga protesta, Klinaku përsëriti se Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët dhe krimet e pushtuesve serbë. Ai tha se madje Specialja e ka quajtur edhe organizatë të përbashkët kriminale Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjykata Speciale po gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet që i ka shkaktuar pushtuesi serb. Ajo po gjykon luftën tonë çlirimtare. Po e gjykon UÇK-në, duke e quajtur edhe si organizatë e përbashkët kriminale.  Ata gjenden në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë. Organizatat e veteranëve kanë qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale”.

Nga hapësira përpara Grandit, protestuesit e grumbulluar me ftesë të PSD-së së Dardan Molliqajt kanë vazhduar deri tek sheshi “Ibrahim Rugova” në hapësirën përballë Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit