![Klinaku: Shteti duhet të flasë për bastisjet e Gjykatës Speciale Klinaku: Shteti duhet të flasë për bastisjet e Gjykatës Speciale](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/10/klinaku.jpg)
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kërkuar reagimin e institucioneve të shtetit ndaj bastisjeve të fundit që po i bën Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se këto veprime nuk guxojnë të kalojnë në heshtje.
“As në kohën e pushtuesit nuk kemi pasur këso heshtje me zhvillimet që po ndodhin në Kosovë! Minatorët kanë hyrë në javën e dytë të grevës së urisë e pushtetarët lëre që po heshtin e nuk interesohen fare për ta, por edhe i akuzojnë dhe shantazhojnë pse ata bëjnë grevë. Përndjekjet e vazhdueshme nga Gjykata Speciale, të cilat po ndodhin edhe sot, po kalojnë në heshtje të atyre që do të duhej që së paku të flisnin. Të mos harrojmë #PoshtëZajednica”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.