18.4 C
New York
Saturday, August 2, 2025

Buy now

Klinaku reagon pasi u ngrit aktakuzë ndaj tij: Edhe pse u informova nga mediat, mezi pres të ballafaohem me A.K

- Advertisement -

Ish-sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar publikisht pasi mësoi nga mediat për aktakuzën që Prokuroria Speciale ka ngritur ndaj tij, në lidhje me një rast të pretenduar kanosjeje ndaj kryeministrit të atëhershëm, Albin Kurti.

Klinaku, së bashku me një të pandehur tjetër me inicialet N.S, akuzohet përmes një aktakuze që pretendon se ata kanë kanosur seriozisht kryeministrin përmes postimeve në rrjetet sociale.

 

Pas publikimit të lajmit, Klinaku ka shkruar në Facebook:

“Edhe pse unë po informohem nga mediat dhe për këtë nuk di asgjë e as avokati im, mezi nuk po pres të ballafaqohem me A.K, të cilin edhe do ta ftoj si dëshmitar në gjykatë.”/

Të ngjashme

Të fundit