Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar sërish për bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe zyrtarit të Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Përmes një postimi në “Facebook”, Klinaku ka akuzuar pushtetin se po e mbron Kusari-Lilën, e cila sipas audioincizimeve të publikuara, ka pasur biseda edhe me kriminelin serb që njihet si ‘bosi i veriut’, Milan Radoiçiq.
“Bashkëbiseduesen e një krimineli të shpallur nga Kosova e që është edhe në listë të zezë të SHBA-ve e mbron pushteti, e prokuroria nuk e thërret as për intervistim! Në vend se t’japin dorëheqje e me këtë të lehtësohet hetimi i skandaleve, ngrisin padi duke u munduar që ta largojnë vëmendjen nga to”, ka shkruar Klinaku.