-7.2 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Klinaku për Jack Smith: Ky monstrum s’ka punuar asnjëherë për drejtësi

- Advertisement -

Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, OVL-UÇK, ka thënë se rrjedhja e materialeve të ‘ndjeshme’ nga Pseudo Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, ka pasur dhe ka prapavi politike.

Kështu ka deklaruar ai në Facebook, ku ka shtuar se, Jack Smith, të cilin Klinaku e ka cilësuar si “monstrum”, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi.

Klinaku, ka deklaruar edhe se deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë vullnet e as guxim që t’i ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Speciale.

Postimi i plotë:

Rrjedhja e materialeve të ‘ndjeshme’ nga Pseudo Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, ka pasur dhe ka prapavi politike.

Ky monstrum Smith, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi, por sikur UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10160315137267720&id=553212719&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit