3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Klinaku pas takimit me Osmanin: Përderisa s’kryhet procesi gjyqësor ndaj veteranëve, s’duhet të ketë ndërhyrje në pagë

- Advertisement -

Faton Klinaku, U.D i kryesuesit të OVL-së së UÇK-së është prononcuar pas takimit që ai së bashku me udhëheqës të tjerë të kategorive të dala nga lufta, e patën me presidenten Osmani.

Klinaku tha se në takim Osmanit ia ka paraqitur të gjitha shqetësimet që i kanë si kategori të dala nga lufta

“I paraqitëm të gjithë shqetësimet tona qoftë për veteranët, familjet e dëshmorëve apo invalid që kjo Qeveri që dy vite e gjysmë as protezat nuk ua rregullon. Presidentes ia paraqitëm disa gjëra. Ia treguam edhe cilat ligje vazhdimisht i ka shkel dhe i shkel kjo Qeveri. Edhe pse i kanë shkel më herët edhe disa Qeveri të kaluara… Presidentja i mori me shkrim ato se në cilat ligje duhet të bazohen, i thamë që duhet ta luajë rolin që e ka, rolin e unitetit sepse kjo Qeveri është interesuar që të krijojë sa më shumë përçarje.”, tha Klinaku.

Klinaku tutje shtoi se Qeveria s’ka të drejtë të bëjë ligje të reja dhe as të ndërhyjë, përderisa nuk përfundon procesi gjyqësor rreth listave të veteranëve.

“Kjo Qeveri jo vetëm që po i shkel ligjet, jo vetëm që ka ba ndërhyrje pa prezencën tonë por vazhdimisht për opinionin po trumbeton në një numër që nuk është kompetencë e tij sepse çdo verifikim i veteranëve është bë me komandantët dhe zinxhirin komandues.…Të gjitha lëndët apo aplikacionet janë në prokurori dhe rasti është në gjyq. Përderisa të përfundojë procesi gjyqësor, Qeveria as s’ka të drejtë me ba ligje të reja dhe as me ba ndërhyrje”, deklaroi Klinaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit