Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë filluar të mblidhen para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Të njëjtit janë duke protestuar për të kundërshtuar votimin në parim të projektligjit për pagën minimale, në të cilën nuk janë përfshirë këta të fundit.
Para Kuvendit tashmë janë mbledhur një numër I konsiderueshëm i veteranëve.
Me këtë rast Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve Luftës së Kosovës ka deklaruar se numër i madh i veteranëve janë duke ardhur për tu mbledhur bashkë, e për të protestuar këtë projektligj të votuar dy ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.
Para Kuvendit të Kosovës prej disa orësh janë vendosur edhe zyrtarë të shumtë policorë.