1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Klinaku, Kurtit: Prej që je kryeministër po na sulmon Serbia

- Advertisement -

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratave të këtij të fundit se hendikepi kryesor për sigurinë në veri qëndron tek pamundësia e Ushtrisë së Kosovës për të operuar atje, për shkak të kufizimeve të trashëguara nga marrëveshjet e Thaçit.

Ai akuzoi Kurtin se i ofroi bashkëpunim zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ku po gjykohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Klinaku akuzoi më tej Kurtin se sulmet e Serbisë kanë filluar që nga koha kur ai është zgjedhur kryeministër.

Reagimi i plotë:

Hashim Thaçi ishte rrugës për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi, por u pengua për shkak se u akuzua nga pseudozyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. E, asaj zyreje shoku Albin, nuk është moti që ti i ke garantuar bashkëpunim.

Sa për korrektësi:

Prej që je kryeministër po na sulmon Serbia. A bëhet kjo se je trim apo frikacak, le ta vlerësojë publiku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit