8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Klinaku: Kurti po i fsheh dështimet e tij prapa Kodit Civil

- Advertisement -

“Zoti, kombi, familja dhe mirëqenia”.

Këto janë konceptet e organizmit publik dhe politik pohoi, Abdullah Klinaku, nga “Demokracia Konservatore”, teksa nisi kritikën ndaj kryeministrit, Albin Kurti, i cili nga Berlini paralajmëroi se “Kosova së shpejti të bëhet vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor” që lejon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

Sipas Klinaku, deklarimet e Kurtit nga Berlini –  ku mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet e kancelarit Olaf Scholz – në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës- ishin të befasishme dhe të çekuilibruara.

“Pra familja është një prej shtyllave kryesore të mendimit politike dhe besojnë se çdo gjë që e cenon familjen, duhet të kemi kujdes se të veprojmë me të. Deklarata e Kurtit ishte befasishme dhe nuk ishte e ekuilibruar me nevojat. Dhe unë besoj që këto janë motivet që e shtynë Kurtin me i bë këto premtime, kur ka thënë se për Këshillin e Evropës nuk ka nevojiten këto përgjegjësi. Pra për KiE, neve na u dashtë me i dhanë tokë Manastirit të Deçanit. Pas kësaj tha se më kushte për KiE nuk kemi”, ka thënë Klinaku, në “FIVE” të Dukagjinit.

Klinaku ka thënë se Kurti po tenton të fshehë dështimet e tij prapa Projekt-kodit civil.

“Sot deklaroi se kemi me formu edhe Asociacionin edhe me e kalu Kodin Civil, që i njeh martesat një gjinore. Unë besoj që duhet me u pa motivet pse e ka dhënë këtë deklaratë. Unë besoj që janë tre motive: e para është ideja se për këtë Qeverisë KiE është shumë i rëndësishme për shkak se në politiken e jashtme ka dështuar në të gjithë sektorët, pa nuk kemi as njohje e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Për një Qeveria të tillë KiE edhe pse nuk e ka këtë peshë, të futet në kompromise të mëdha për me e realizu një qëllim politik. Është logjikë elektorale, që të shtyn më marr vendime joracionale…

Formimi i Asociacionit në pajtim me Kushtetutën kish me pas logjike të formohet, nëse ne kishim pas përfitim në kuptim të njohjes ndërkombëtarë, anëtarësimit në OKB ose në NAOT. Por për KiE të formohet, të bie pazari kaq poshtë, është e habitshme.  Motivi i dytë janë dy raportet që kanë cifluar qeverinë me dozë serioze të korrupsionit”, ka thënë më tej Klinaku.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit