Sekretar i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinkau ka reaguar pas përgjimeve të publikuara sot nga Nacionale, ku Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, flet me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, ku e kritikon Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, për fryerje të listës së veteranëve të UÇK-së.
Klinaku tha që tash po dëshmohet për një bashkëpunim në mes pushtetit dhe Listës Serbe, që sipas tij është e pamoralshme dhe e pakuptueshme.
Tutje, ai ka kërkuar hetim ndaj Kusari-Lilës.
Pas përgjimeve, së paku prokuroria duhet që t’i intervistojë deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simic, se pse mbajnë kontakte me një të ndjekur nga shteti i Kosovës siç është Milan Radoiçiq, e qe besa t’iu ngris aktakuzë për këtë, pasiqë edhe mund ta dijnë vendndodhjen e tij.” – shkroi ai.
Postimi i plotë i Klinakut:
Rezistenca e Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, për ta mbrojtur një të drejtë të garantuar me ligj, ishte legjitime. Prandaj, vitin e kaluar kishim kontakte me grupe parlamentare në opozitë e edhe pakicave në pozitë (pos listës serbe), përmes të cilave takime kishim një lloj garance se ligji që i heq veteranët nga paga minimale nuk do të kalojë.
Sipas asaj që ne e dinim, qeveria e kishte të vetmen mundësi që të bashkëpunonte dhe të bashkërendonte votimin me listën serbe, e që për ne atëherë kjo ishte e pamoralshme dhe e pakuptueshme, por kjo gjë ka ndodhur atëherë, e që ne vazhdimisht e kemi thënë publikisht e që tash po dëshmohet edhe me përgjime.
Pas përgjimeve, së paku prokuroria duhet që t’i intervistojë deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simic, se pse mbajnë kontakte me një të ndjekur nga shteti i Kosovës siç është Milan Radoiçiq, e qe besa t’iu ngris aktakuzë për këtë, pasiqë edhe mund ta dijnë vendndodhjen e tij.
https://m.facebook.com/Fatonik/posts/10160800198732720?ref=embed_post&wtsid=rdr_0CUh0j0swVaZnRGcV