2.8 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Klinaku flet për ardhjen e Gucatit nga Haga, konfirmon se babai i tij është i sëmurë

- Advertisement -

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati raportohet të ketë ardhur sot në Kosovë, nga Haga.

Përmes disa pamjeve të publikuara nga mediat lokale, theksohet se Gucati është sjellë në Mitrovicë ndërsa nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Faton Klinakun nga OVL-UÇK, i cili ka theksuar se lidhur me këtë është informuar nga mediat.

“Nuk di çka të them sepse edhe unë jam informuar nga mediat, nga ajo çfarë kam parë.”, tha Klinaku.

Por ai tutje konfirmoi se është informuar se babai i Hysni Gucatit është i sëmurë.

“Veç disa ditë më parë jam informuar se babain e ka pas sëmurë, pra ka pas sulm në tru mesa e di. Tjera informata s’kam as unë”, tha ai.

Ndryshe nga familja e Hysni Gucatit nuk janë deklaruar lidhur me ardhjen e tij, duke mos dhënë ndonjë detaj me zhvillimet e sotme.

Duhet përkujtuar që Hysni Gucati bashkë me Nasim Hardinajn ishin arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë, e të njëjtit janë transferuar në objektin e paraburgimit në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës, pikërisht më 25 dhe 26 shtator të këtij viti.

E nga Haga në Kosovë për një arsye të ngjashme kishte ardhur edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli i cili vazhdon të jetë pjesë e procesit gjyqësor të Speciales ishte sjellë shkurt nga Haga në Kosovë, në momentin kur pati vizituar prindin e tij të sëmurë në të njëjtin spital, atë të Mitrovicës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit