20.9 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Klinaku e kritikon OVL-UÇK-në: Kur isha në krye të organizatës Trendafilova nuk e tregonte vendin e konferencës

Ish-udhëheqësi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e ka kritikuar udhëheqjen aktuale të kësaj organizate.

Ai ka bërë me dije se në kohen kur ka qenë në krye të kësaj organizate, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, nuk e tregonte vendim se ku do të mbante konferencën për media.

Sipas tij, veprimet e kësaj organizate e detyronin Trendafiloven t`i anulonte takimet.

Kur kam qenë në krye të OVLUÇK- së, kryetarja e Gj.S. Ekaterina Trendafilova nuk e tregonte vendin se ku e mban konferencën për media. Me shumë mund ia zbuloja vendin, me qëllim që (me të tjerët) ta pengojmë duke i protestuar. Kur nuk mbanim protestë, sepse na hetonin organizimin, ajo e anulonte takimin. E tash, vendi se ku dhe kur vjen po dihet publikisht, por meqenëse nuk jam në OVLUÇK, po e respektoj vehten siç e thot në këtë këngë”, ka shkruar Klinaku në profilin e tijn

Të ngjashme

Të fundit