Ai ka thënë se janë duke u bërë përpjekje që veteranët e UÇK-së të mos jenë pjesë e pagës minimale.
Në këtë kontekst, Klinaku ka fajësuar deputetët e Vetëvendosjes se janë duke punuar kundër veteranëve të UÇK-së.
Më tutje, Klinaku ka kërkuar nga veteranët e UÇK-së që të bëhen gati për të protestuar.
“Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë edhe veteranë të luftës së UÇK-së, për shkak të partisë apo liderit vazhdojnë që të punojnë kundër interesave të veteranëve. Pasnesër, e mërkurë, do të paraqitet në komisione paga minimale dhe bëhet përpjekje që me përkrahjen e komisionit të hiqen veteranët. Edhe pse nuk besoj se do të kenë vota të mjaftueshme që pushteti të merr përkrahjen e komisionit lidhur me këtë. Synohet pastaj që kjo çështje të paraqitet pa përkrahjen e komisionit në Kuvend, por ne duhet të jemi të gatshëm për protesta”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.