Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas bastisjeve të sotme që po i kryen Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë.
Klinaku këto bastisje i ka parë si spektakël të radhës nga ta dhe tentim për të gjetur “diçka”.
“Bastisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!” – ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Kujtojmë se sot në mengjës, Prokuroria e Specializuar e Hagës ka bastisur shtëpitë e së paku dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Bashkim Smaka e Blerim Shala.
Lexo më shumë në likun më poshtë: