Dëshmori i kombit Agim Ramadani kishte qenë kundër “politikës paqësore” të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kështu u shpreh në “Debat Plus” bashkëluftëtari i tij Istref Klinaku derisa shtoi se idetë e LDK-së, binin në kundërshtim me gjërat të cilat Agim Ramadani i konsideronte të nevojshme.
“Për Rugovën nuk mund të them që ka pasur ndonjë mëndim të vecantë, por për politikën e LDK-së ka qenë fuqishëm kundër sepse ka qenë politikë që ka qenë në kundërshtim që ai i konsideronte të nevojshme për rrethana të caktuara”, tha ai.
Klinaku tha se Agim Ramadani nuk është marrë me individë por vetëm me organizimin e luftës kundër Serbisë