Disa nga ish drejtuesit e UÇK-së janë bërë bashkë sonte në Kleçkë.
Në këtë mbrëmje janë parë: Sami Lushtaku, Fatmir Limaj, Adem Grabovci, Jetullah Geci, Ramë e Shukri Buja, Isni Kilaj, Haki Drenica, Sahit Jashari, Zafir Berisha, dhe ish ushtarak tjerë të lartë të UÇK-së.
Ndër të tjera kjo ndejë thuhet se është organizuar në solidarizim me ish krerët e UÇK-së që janë në Hagë.
Në fjalën e tyre, Limaj, Grabovci, Buja e Lushtaku kërkuan bashkim në mbrojtje të vlerave të luftës.