13.1 C
New York
Saturday, October 26, 2024

Buy now

Klasat e para të mbingarkuara

- Advertisement -

Anuar Shabani i cili këtë  vit ka nisur shkollimin në shkollën model “ Qamil Batalli “ në Prishtinë, në klasë ka rreth 40 shokë.

E ky numër i madh i nxënsëve po shkakton problem për mësim nxënie tek filloristët.

Edhe familjarët e prindërit e fëmijëve të klasave të para thonë se zhvillimi i procesit mësimor në një klasë me 40 nxënës është i vështirë.

Se ka interesim të madhë në shkollën model “ Qamil Batalli “ e thotë vet drejtori i kësaj shkolle, Liridon Maliqi.

Mirëpo sipas tij numri i madh i nxënësve në klasa nuk paraqet problem.

E njohësi i arsimit, Ismet Potera vlerëson se një gjë e tillë shkakton mosefikasitet  në procesin e mësimit.

Nga numri i madh i nxënësve ndërvite disa prej shkollave kanë  qenë të detyruar të punojnë edhe me tri ndërrime.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit