Me shqetësim të thellë, televizioni Klan Kosova ka mësuar për sulmin e djeshëm ndaj moderatorit Alaudin Hamiti.
Në reagimin e Klanit thuhet se, sulmit ndaj tij dhe ndaj cilitdo punonjësi të stafit të tyre, por edhe ndaj mediave të tjera, për Klan Kosovën është i papranueshëm dhe cenon rëndë lirinë, jo vetëm të medias, por edhe sigurinë individuale.
“Duhet bërë e qartë se televizionet janë për të ofruar program të larmishëm për audiencën, ku përveç atyre informuese janë edhe ato argëtuese, sikurse Big Brother VIP Kosova, i cili vazhdon të mbetet një nga spektaklet më të ndjekura televizive në rajon dhe Evropë.
Prandaj, një sulm i tillë, në kohën kur ekziston liria e secilit për të zgjedhur programin e dëshiruar, e bën këtë akt edhe më të shëmtuar dhe më të dënueshëm”, thuhet në reagim.
Klan Kosova e rithekson se do të vazhdojë të ofrojë programe për të gjitha shtresat e shoqërisë.






