Sot është 1 shtatori dita kur nxënësit do të duhej të riktheheshin në bankat shkollore pas pushimit veror. Megjithatë, për shkak të grevës nga mësimdhënësit kjo gjë sot nuk do të ndodhë. Mësohet se shkolla fillore e mesme e ulët në Prishtinë ‘Elena Gjika’ është duke respektuar vendimin e SBASHK’ut për të mbajtur grevën.
Një ‘katrahurë’ është krijuar mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK’ut. Këta të fundit ditën e djeshme bënë thirrje që nxënësit të mos shkojnë në shkollë, kurse Qeveria tha të kundërtën.
Në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Elena Gjika’ në Prishtinë është duke u respektuar vendimi i sindikatës së udhëhequr nga Rrahman Jasharaj.
Për shkak të grevës ministria e Financave ka vendosur të gjithë grevistëve të mos u ekzekutojë pagat për këtë muaj. Këtë e përsëriti ditën e djeshme ministri, Hekuran Murati.
“Sot është bëtë vetëm pjesërisht ekzekutimi i pagave, për shkak se procesimi dhe përgatitja e llogaritjes së pagave merr kohë. Mirëpo siç e dini që greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK, ka kriju nevojën që të procesohen edhe llogaritjet nga ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur dhe marrë parasysh që sipas ligjit detyrimi i punëdhënësit gjatë kohës sa punëtori është në grevë, pezullohet, ne kemi marrë për detyrë që të përditësohen listat e pagave. Mirëpo meqenëse se përditësimi i listave të pagave nuk është arritur të bëhet me kohë për këto organizata buxhetore, ka qenë e pamundur që të procesohet edhe me pagat e tyre në ditën e sotme. Pra, janë procesuar vetëm për ato organizata buxhetore listat e të cilave janë përdituësuar”, deklaroi ai.