5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kjo mund të jetë taksia e së ardhmes

- Advertisement -

Me një zhvillim kaq të shpejtë teknologjik, pyetja që shumë njerëz mund të shtrojnë është: a janë ata të sigurt? Shefi i Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit thotë ‘po’.

“Detyra ime është të sigurohem që vetëm mjetet e sigurta të fluturojnë. Pra, nëse shihni diçka që fluturon, atëherë është e sigurt sepse ne do ta kemi certifikuar. Kjo do të thotë se do të kemi kontrolluar që siguria të jetë njësoj me atë të avionëve tregtarë. Ndaj, po, nëse do të fluturojë në 2024-n do të jetë sepse është i sigurt. Ndryshe nuk do të fluturojë”, thotë Patrick Ky, drejtor ekzekutiv i AESA-së.

Kjo taksi ajrore pa pilot, e treguar në një panair në Bruksel, synohet të përdoret për Lojërat Olimpike “Paris 2024”, për të transportuar njerëzit nëpër qytet.

I njohur si “Volocity”, mjeti është tërësisht elektrik, me 18 motorë që prodhojnë zero emetime dhe 4 herë më pak i zhurmshëm se helikopteri tradicional, në gjendje të udhëtojë për 20 km.

Mjeti me energji të gjelbër përputhet më së miri me strategjinë e KE-së për dronët, që synon futjen e taksive ajrore në nismën për qytetet “smart, të gjelbra dhe digjitale”.

Strategjia synon të zhvillojë më tej tregun evropian të dronëve dhe operacionet tregtare në shkallë të gjerë për përdorim të shumëfishtë.

“Një nga projektet tona, SAFIR-Med, po e tregon se sa e rëndësishme është të shpërndash pajisje mjekësore, doza gjaku apo organe nga njëri spital në tjetrin. Është më e sigurt, më e shpejtë dhe më e qëndrueshme”, shprehet Andreas Boschen, drejtor ekzekutiv i SESAR.

Një studim evropian tregon se përdorimi i dronëve për qëllime mjekësore është i pranueshëm në kuotën 50%, por nuk është i njëjti nivel kur bëhet fjalë për përdorimin e tyre si taksi.Pyetja tjetër ka të bëjë me përballueshmërinë. Për momentin, shumë njerëz nuk duken të bindur për një taksi ajrore, por prodhuesit shpresojnë t’u ndryshojnë mendimin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit