Shprehja “sumer shading”, mund të jetë e re në gjuhën trendy në rrjet, por ka një kuptim të një fenomeni që ndodh prej kohësh nga të rinjtë. Të rinjtë duan të jenë beqarë gjatë muajve të ngrohtë. Si rezultat, ata i lënë në hije marrëdhëniet serioze në korrik dhe gusht.
“Ndryshe nga stina e dimrit, ku njerëzit preferojnë të jenë në një marrëdhënie për të shmangur vetminë,vera i lejonë njerëzit të eksplorojnë opsionet e tyre,” thotë psikologia klinike Lisa Lawless, PhD, CEO e Holistic Wisdom, për POPSUGAR. Me fjalë të tjera, gjëja e fundit që beqarët duan të bëjnë në verë është të kenë përgjegjësi
Shenjat e summer shading
Nëse personi që pëlqeni nuk po ju tregon të njëjtën vëmendje si më parë, kjo mund të jetë absolutisht sepse është më i zënë se zakonisht. Por mund të jetë edhe për shkak se ai po shijon ditët e nxehta. Lawless thotë se nëse “vëreni një rënie të ndjeshme në komunikim ose një ndjenjë të përgjithshme largësie nga partneri”, atëherë mund të jeni duke përjetuar fenomenin. “Ata gjithashtu mund të anulojnë vazhdimisht planet dhe të tregojnë shenja se duan më shumë hapësirë personale,” shton ajo.
Ju mund të vini re se koha e tyre është rezervuar me gjëra të tjera – netë miqsh, udhëtime jashtë vendit dhe ngjarje sociale që nuk ju përfshijnë. Mund të mos duket sikur marrëdhënia po përfundon, por gjithashtu mund të mos duket sikur marrëdhënia po shkon përpara drejt ndonjë gjëje thelbësore. Jeni në një pauz.
Kjo ndodh më shpesh me çiftet që janë në fazë njohjeje dhe zgjidhja është të kuptoni se çfarë ju bënë më shumë të lumtur….