3.1 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Kjo ishte menyja e drekës për Zelensky në Shtëpinë e Bardhë që nuk arriti ta shijonte

- Advertisement -

Takimi mes Presidentit Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë të premten, ishte përcjellur me tensione të shumta. Kjo bëri që edhe e gjithë agjenda e takimit mes palëve të mos shkonte ashtu siç ishte planifikuar, shkruan Periskopi.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi e menysë për Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt.

Siç mund ta shihet në fotografi, Zelensky duhet të kishte ngrënë një sallatë me zarzavate pranverore, pulë të pjekur me rozmarinë dhe krem ​​brûlée.

Kjo nuk ndodhi…

Megjithatë, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump me një “fjalë” e ka ngrënë ushqimin e dedikuar për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Presidenti është kënaqur gjatë drekës. Me një fjalë ka ngrënë drekën apo ushqimin në pjatën e dedikuar për Zelensky. Ishte vendimi i tij të anulojë drekën zyrtare me Zelensky. Kishte një ndjenjë që Zelensky nuk ishte në pozitë të negocionte për paqe”, tha Leavitt – duke iu përgjigjur pyetjes së prezantueses së Fox News, Laura Ingraham, se i kujt ishte vendimi që të anulohet dreka.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit