Takimi mes Presidentit Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë të premten, ishte përcjellur me tensione të shumta. Kjo bëri që edhe e gjithë agjenda e takimit mes palëve të mos shkonte ashtu siç ishte planifikuar, shkruan Periskopi.
Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi e menysë për Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt.
Siç mund ta shihet në fotografi, Zelensky duhet të kishte ngrënë një sallatë me zarzavate pranverore, pulë të pjekur me rozmarinë dhe krem brûlée.
Kjo nuk ndodhi…
Megjithatë, Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump me një “fjalë” e ka ngrënë ushqimin e dedikuar për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Presidenti është kënaqur gjatë drekës. Me një fjalë ka ngrënë drekën apo ushqimin në pjatën e dedikuar për Zelensky. Ishte vendimi i tij të anulojë drekën zyrtare me Zelensky. Kishte një ndjenjë që Zelensky nuk ishte në pozitë të negocionte për paqe”, tha Leavitt – duke iu përgjigjur pyetjes së prezantueses së Fox News, Laura Ingraham, se i kujt ishte vendimi që të anulohet dreka.