![Kjo është zëvendësshefja e sapo emëruar e Zyrës së BE-së në Kosovë Kjo është zëvendësshefja e sapo emëruar e Zyrës së BE-së në Kosovë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/bashkimi-evropian.jpg)
Eva Palatova është emëruar sot zëvendësshefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, njoftoi sot Shërbimi Evropian për Çështje të Jashtme (EEAS).
Palatova ishte shefe e Departamentit për Politikë, Shtyp dhe Informim të Delegacionit të BE-së në Kanada.
Ajo ishte gjithashtu një këshilltare diplomatike dhe anëtare e kabinetit të ish-kryeministrit belg dhe deputetit të Parlamentit Evropian Guy Verhofstadt.