20.8 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Kjo është top 10-shja e lojtarëve më të mirë në botë

- Advertisement -

Ka përfunduar edhe renditja e lojtarëve më të mirë në botë, nga pozita e 30-të deri te e 11-ta.

Shume yje të futbollit evropian kanë mbetur jashtë top 10-shes.

Pedri, Harry Kane, Van Dijk, Lautaro e shumë të tjerë kanë mbetur jashtë kësaj liste.

Lista e top 10-shes është e mbipopulluar me lojtarë të PSG-së, që pati sukses të madh sezonin e kaluar, duke e fituar tripletën, ku hyjnë Liga e Kampionëve, Ligue 1 dhe Kupa e Francës.

Ousmane Dembele si favoriti kryesor i Topit të Artë, Gianluigi Donnarumma (i cili tashmë ka kaluar te Manchester City), Nuno Mendes, Achraf Hakimi dhe Vitinha janë pesëshja e Parisit në këtë listë.

Lamine Yamal e Raphinha janë nga Barcelona, me të parin që po ashtu llogaritet si favorit për këtë çmim.

Cole Palmer i Chelseat është po ashtu në këtë listë.

Kylian Mbappe i Realit po ashtu hyn në këtë listë, pasi shënoi mbi 40 gola sezonin e kaluar.

Mohamed Salah është lojtari tjetër nga Premierliga që zë vend në këtë listë.

Ceremonia e Topit të Artë nis nga ora 20:00 dhe mbahet në Paris.

Të ngjashme

Të fundit