8.6 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Kjo është tabela pas ndeshjeve të sotme të Superligës

- Advertisement -

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar ndeshjet e para të xhiros së 24-të të elitës së futbollit kosovar.

Është luajtur në Gjilan e në Ferizaj, me ndeshjen kryesore që ishte midis Dritës dhe Ballkanit.

Një “duel” për titull që i takoi skuadrës gjilanase, e cila tashmë e zgjat epërsinë e pikëve në 13 pikë në krye të tabelës.

Drita fitoi 2-0, me golat e shënuara nga Veton Tusha e Kastriot Selmani.

Edhe Ferizaj triumfoi sot ndaj Llapit të Tahir Batatinës.

Ferizajasit fituan me shifrat prej 2-1, një rezultat i pjesës së parë, që nuk u ndryshua më në pjesën e dytë.

Ferizaj golin e parë e gjeti përmes Nafiut në minutën e 11-të, derisa Blend Baftiu i Llapit barazoi në minutën e 17-të.

Fitoren ekipit vendës ia dha Ilieski, me golin e shënuar në minutën e 42-të.

Drita e kryeson tabelën e Superligës me 53 pikë të tubuara, derisa Ballkani është i dyti me 40 pikë.

Nga ana tjetër, Ferizaj është ngjitur në vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa Llapi mbetet i teti me 26 pikë.

Mirëpo kjo renditje mund të ndryshojë, pasi nesër pritet të luhen edhe dy ndeshje të tjera.

Nesër nga ora 14:00, Malisheva pret Gjilanin, ndërsa Suhareka do të përballet me Feronikelin.

Tabela:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit