Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 29-të në Superligën e futbollit të Kosovës.
Sot Drita shënoi fitore ndaj Prishtinës me rezultat 2-0, derisa Ballkani e mposhti Gjilanin me rezultat 1-0
Drita vazhdon të jetë lider i Superligës me 63 pikë, i ndjekur nga Ballkani me 53 pikë.
Në vendin e tretë renditet skuadra e Malishevës me 47 pikë.
Garë e nxehtë vazhdon të jetë në luftën për mbijetesë, ku Llapi e Dukagjini kanë nga 36 pikë e Suhareka me 33 pikë.
Ndërkohë skuadra e Feronikelit ’74 tashmë edhe matematikisht është përshendetur nga elita e futbollit kosovar dhe sezonin e ardhshëm do të garoj në Ligën e Parë.
