Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Sot u zhvilluan dy ndeshjet e fundit, ku Suhareka mposhtiPrishtinën me rezultat 2-1, ndërsa Malisheva barazoi 0-0 me Dritën.
Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës me 18 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e dytë.
Prishtina e Suhareka renditen pas tyre, me nga 16 pikë secila.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 12 pikë, Dukagjini me 10 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 ka vetëm 2 pikë.
https://www.facebook.com/share/p/FWC1B7inf2rB5tN2/