9.1 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Kjo është studentja nga Gjakova që vdiq tragjikisht në Tetovë

- Advertisement -

Studentja, 25 vjeçare nga Kosova ka vdekur mbrëmë në Tetovë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, nuk ka elemente të veprës penale. Megjithatë kanë filluar hetimet, shkruan Insajderi.

Mediat lokale raportojnë se viktima është identifikuar si Daorsa Spahiu nga Gjakova.

Prokuroria thotë se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit. Po ashtu është konfirmuar se në lidhje me rastin do të merren në pyetje disa persona.

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale.

“Megjithatë, është urdhëruar obduksioni, do të merren në pyetje disa persona, ndërsa prokuroria dhe të gjitha organet hetimore po veprojnë intensivisht për të sqaruar shkaqet”, thonë nga Prokuroria Themelore në Tetovë

Të ngjashme

Të fundit