Një vit më herët, klubet nga Arabia Saudite, me ndihmën e Fondit Publik të Investimeve, po nënshkruanin me lojtarë cilësor nga Europa.
Ata po ofronin paga marramendëse, duke bindur edhe një nga lojtarët më të mirë të historisë, Cristiano Ronaldon.Ai paguhet 200 milionë euro në vit nga Al-Nassr.Por, edhe më shumë se aq ishte i gatshëm Al-Hilal t’i ofronte Lionel Messit, por ai refuzoi.
Siç raportojnë mediat argjentinase, Messi i tha jo një page javore që sillej prej 15 deri në 20 milionë euro, për t’iu bashkuar Inter Miamit.
Raporti nga “Fox Sport Argentina” shton se paga e tij vjetore, duke përfshirë bonuset, do të shkonte deri në 900 milionë euro ose në rastin më të mirë, edhe mbi 1 miliard euro.
Lionel Messi është pjesë e Inter Miamit në MLS që nga vera e vitit të kaluar, derisa ka kontratë deri në dhjetor të 2025-ës.
Messi fiton 54 milionë dollarë te klubi i drejtuar nga David Beckham.