Ballkani tashmë ka mbërritur në fazën play-off të kualifikimeve për në Conference League.
Suharekasit së fundi mposhtën Klasvikun, duke i kaluar të gjitha raundet paraprake.
Tashmë përballë do ta kenë skuadrën shqiptare të Shkupit, me të cilën do të luajnë në javën e ardhshme.
Në rast kualifikimi për në fazën e grupeve, skuadra e Ilir Dajës do të arkëtojë hiç më pak se 2 milionë e 940 mijë euro.
Pas kalimit të tri raundeve të para, Ballkani fitoi 1 milionë euro.
Deri më tani, asnjë skuadër kosovare nuk ka arritur në këtë stad garash evropiane.