Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez bashkë me fëmijët e tyre kanë udhëtuar drejt Arabisë Saudite atje ku futbollisti tashmë ka nënshkruar kontratë me ekipin Al-Nassr.
Në këtë aventurë të re të tyre padyshim rëndësi të madhe ka vendi ku do të jetojnë.
Çifti thuhet se tashmë ka gjetur një rezidencë mbresëlënëse për të qëndruar në kryeqytetin Riadit, një qytet i dalluar nga palmat, ndërtesat mbresëlënës dhe qendrat tregtare ekskluzive.
Sipas Daily Mail, Ronaldo ka kërkuar që t’i sigurohet një vilë si pjesë e kontratës së tij me palën saudite.
Shtëpia vlen 12.2 milionë euro dhe ka tetë dhoma gjumi, një pishinë të madhe dhe një holl pritjeje me ujëvarë.