Home Lajme Kjo është përbërja e Komisioni Shtetëror për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së dhe 16 vjetorit të Pavarësisë

Kjo është përbërja e Komisioni Shtetëror për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së dhe 16 vjetorit të Pavarësisë

0
Kjo është përbërja e Komisioni Shtetëror për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK’së dhe 16 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti ka propozuar të themelohet Këshilli Shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, 25-vjetorit të çlirimit dhe 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në fjalën e tij Kurti ka treguar edhe për përbërjen e këtij komisioni që do të udhëhiqet nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ndërsa anëtarë do të jenë ministrat Donika Gërvalla, Hekuran Murati, Ejup Maqedonci, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Elbert Krasniqi dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Më tutje Kurti ka thënë se ftohen të dërgojnë nga një përfaqësues edhe presidenca, kuvendi i Republikës, komuna e Prishtinës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe organizatat e shoqërisë civile

Exit mobile version