-3.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Kjo është pasuria kryeinspektorit të arrestuar: Pa kerr, pa pronë të krijuar vet, pa asnjë cent

- Advertisement -

Në kuadër të arrestimeve të sotme në Ministrinë e Mjedisit, është arrestuar edhe Kryeinspektori Bedri Halimi. Por, cila është pasuria e tij?

Nuk dihet ende aktakuza me të cilën do të përballet z. Halimi, dhe ai është i pafajshëm derisa të vërtetohet e kundërta nga shkallët e gjyqësorit, por mendja shkon te pasuria e tij.

Dhe, kjo pasuri na del jashtëzakonisht e vogël.

Në bazë të formularit të dorëzuar në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK], Bedri Halimi del se nuk ka krijuar kurrfarë pasurie të paluajtshme në mënyrë vetjake.

Për më tepër, Halimi del se nuk ka as veturë të vetën.

Ai nuk ka raportuar asnjë cent të vetëm në bankat komerciale në vend.

Paga vjetore si Kryeinspektor e z. Halimi del se ka qenë 7100 euro, ose rreth 592 euro në muaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit