Home Lajme Kjo është pasuria e Behgjet Pacollit

Kjo është pasuria e Behgjet Pacollit

0
Kjo është pasuria e Behgjet Pacollit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë e tij në për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Pacolli ka deklaruar 57 toka të cilat kapin vlerën miliona euro.

Përveç tyre ai ka deklaruar edhe banesë e shtëpi si dhe katër vetura të tipit “Mercedes Benz”, dy “Volkswagen” dhe një të tipt “Toyota”, të cilat kapin vlerën prej rreth 186 mijë euro.

Ai ka deklaruar edhe aksione në shoqëri tregtare  si dhe një avion, në pronësi të përbashkët në vlerë prej 8 milionë euro.

Para të gatshme në llogari të tij bankare ka të deklaruar mbi 2 milionë euro, po ashtu edhe të ardhura vjetore mbi 18 mijë euro – personale dhe familjare.

Ai ka deklaruar edhe një donacion në vlerë  11 mijë euro.

Deklarimin e plotë të Pacollit mund ta gjeni këtu.

Exit mobile version