2.7 C
New York
Wednesday, February 18, 2026

Buy now

Kjo është ora kur Thaçi pritet t’i drejtohet për herë të fundit trupit gjykues

- Advertisement -

Ish-Presidenti Hashim Thaçi, pritet t’i drejtohet trupit gjykues, këtë të mërkurë, me fillim nga ora 14:15.

Me fjalën e fundit që Thaçi dhe të tjerët do ta thonë para trupit gjykues pritet të përmbyllet ky proces. Pas kësaj pritet aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së.

Avokatët mbrojtës të të dyve, do të kenë në dispozicion nga 30 minuta për të përmbyllur deklarimet e tyre.

Smith ka thënë se pas kësaj do të shkohet në pauzën e drekës dhe se pas kësaj pauze, do të dëgjohen deklarimet përmbyllëse të vetë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Aktualisht gjykata ka shkuar në pauzë të shkurtë dhe do të rikthehet me fjalët përmbyllëse të ekipeve të Selimit e Krasniqit, për të shkuar pastaj në pauzën e drekës

Të ngjashme

Të fundit