Nasim Haradinaj duke komentuar pasaktësitë në lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, tha se Shkëlzen Gashi, ka vazhdu të propagandojë e t’i bëjë “argatin dreqit”.
Haradinaj në Pressing në T7 u shpreh:
“Kjo është më e pakta, sado që është vepër penale, nga ato që ka vazhdu Shkëlzen Gashi t’i bëjë, të propagandojë e ta kryejë argatin e dreqit. Kjo ka qenë ajo që e ka mbërri fundin, mjaftë është mjaftë”, tha Haradinaj në Pressing.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se në kuadër të hetimeve, është intervistuar Shkëlzen Gashi nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Gjithashtu, në vendbanimin e Gashit, prokuroria njoftoi se është realizuar një urdhër kontrolli nga hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, “me qëllim sigurimin e provave relevante për hetimin”.






