Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka shkruar me mëngjes në lidhje me një deklaratë të një deputeti të Partisë Demokratike të Kosovës.
Basha thotë se i ka rënë në sy një deklaratë, siç thotë ai interesante, e një deputeti të PDK-së, ish drejtor policisë, ku thotë se “Ajo [ministrja Hajdari] do të jetë subjekt i intervistimit nga prokurori i Prokurorisë Speciale…Javën e ardhshme mund të arrestohet Rozeta Hajdari…”
“Si ka mundësi se një deputet i PDK-së pe di kur ka m’u intervistu dhe kur paska m’u arrestu ministrja nga Prokurori Special? Si po e di ky komplet axhendën e Prokurorit të nderum qytetarë, sepse as unë e as ju nuk e dini, vetëm ky po i di krejt rrjedhat se çka do të ndodh???!!! Në cilat shtete demokratike politikani e di komplet se cilat janë veprimet dhe përfundimet e punës së një Prokurori?”, shkruan Basha në Facebook.
https://m.facebook.com/dimalbasha1/posts/10160704626448744?ref=embed_post&wtsid=rdr_0RkDT62Nc1xPEKOuj