0.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Kjo është gjendja shëndetësore e gruas që u plagos nga burri i saj në Fushë Kosovë

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, që për pak përfundoi tragjikisht.

Për motive akoma të panjohura, një burrë dyshohet se e qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij. Viktima tashmë është transportuar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Gjendja shëndetësore e gruas është jashtë rrezikut për jetë kështu bëri të ditur drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.” – ka thënë Flora Ahmeti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit