Dy persona mbetën të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në Mramor të Prishtinës.
E gjendja e dy personave të plagosur në këtë rast, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Kjo është konfirmuar nga mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Sami Bajçinca.
Bajçinca tha për klankosova, se njëri nga të plagosurit është ende duke u operuar.
“Gjendja e të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga të plagosurit ka hyrë para një ore në sallën e operimit. Ka plagë shpuese në bark por nuk ka rrezik.”, deklaroi ai.
Gjithasthu mjeku kujdestar ka theksuar se tjetrit person të plagosur po i përcillet gjendja pasi ka një plagë, teksa predha ka ngecur aty.
“Ndërkaq tjetrit po i përcillet gjendja pasi ka një plagë në kukë, predha ka ngecur aty dhe ortopedët po e përcjellin gjendjen dhe do të vendosin se a do të operohet sonte apo ndonjë ditë tjetër deri të qetësohet gjendja.”, shtoi ai.
Ndryshe në plagosjen e dy personave në Mramor, i përfshirë thuhet të jetë edhe një zyrtar policor.
Kjo është konfirmuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.