Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për pritjet në kufi.
Sipas përditësimit të fundit, theksojmë se në mëngjesin e sotëm ka shumë pritje për të hyrë ose për të dalë nga Kosova.
Për të hyrë në Kosovë tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 10 minuta ndërsa për të dal deri në 60 minuta.
Po ashtu në Merdare pritjet janë deri në 10 minuta për të hyrë ndërsa për të dal deri në 300 minuta.
Ndërsa në pikat tjera për të hyrë dhe dal nga Kosova pritjet janë deri në 3-5 minuta.