Gjatë orëve të mbrëmjes, në Gjakovë ka pasur të shtëna me armë zjarri mes dy personave.
Raportohet se si pasojë e incidentit, është plagosur një vajzë 9 vjeçare, e cila ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes.
Ajo së pari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, ndërkaq tani është duke u transportuar në QKUK dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Po ashtu raportohet se dy të dyshuarit janë nga familja Kurti dhe Duraku.






