7.6 C
New York
Tuesday, November 25, 2025

Buy now

Kjo është e vërteta që qëndroj edhe para Zotit, reagon Abdixhiku

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur ditën e djeshme lidhur me situatën e krijuar me buxhetin e tri komunave: Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut.

Në një prononcim për media Osmani është shprehur se ka kërkuar nga partitë politike që të mblidhen dhe ta miratojnë buxhetin, duke theksuar se përgjegjësia për mospjesëmarrjen bie mbi subjektet politike.

Mirëpo për këtë deklaratë të Osmanit ka reaguar kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai përmes një statusi të gjatë në Facebook është shprehur se në mbrëmjen e nominimit të Glauk Konjufcës, ai i ka shprehur gatishmërinë Presidentes së vendit që të votohet një pako, e cila madje mund të quhej edhe Pako e Presidentes; me zgjatimin e buxhetit për 3 muaj, me votimin e Ligjeve të Prishtinës e Gjilanit, me sigurimin e pagave për RTK-në, si dhe me votimin e Pakos Evropiane të Rritjes.

Më tutje Abdixhiku thotë se nga ai moment, nuk ka lëvizur asgjë për 15 ditë.

Postimi i plotë:

Dje, i zënë me punët tona organizative e të nominimit, më paska ikur deklarimi i Presidentes, e më pas edhe ekzaltimi i Sanço Pançove që paskan shpërndarë “të vërtetën” e tyre.

E vërteta është kështu – dhe për këtë qëndroj para vendit dhe Zotit:

Në mbrëmjen e nominimit të Glauk Konjufcës, i kam shprehur gatishmërinë Presidentes së vendit që të votohet një pako, e cila madje mund të quhej edhe Pako e Presidentes; me zgjatimin e buxhetit për 3 muaj, me votimin e Ligjeve të Prishtinës e Gjilanit, me sigurimin e pagave për RTK-në, si dhe me votimin e Pakos Evropiane të Rritjes.

Në mbrëmje, po atë mbrëmje, menjëherë pas mandatimit të Konjufcës, Presidentja më ka kontaktuar, duke më thënë se ka komunikuar me mandatarin, ua ka përcjellë porosinë Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ata janë shprehur shumë pozitivë për këtë ide.

Në ato momente kam kontaktuar Memli Krasniqin si Kryetar të PDK-së; Ramush Haradinajn si Kryetar të AAK-së; dhe Fatmir Limajn si Kryetar të Nismës. Të tre këta janë njoftuar se ka një mundësi që të votohet një pako e tillë për të mirën e vendit.

Në atë mbrëmje kam kontaktuar dhe disa ambasadorë të QUINT-it.

Nga ai moment, nuk ka lëvizur asgjë për 15 ditë.

15 ditë pa asnjë komunikim; përveç një vonese të pakuptueshme në shpenzimin e ditëve para një krize të paralajmëruar. E pakuptueshme për mua; e lexueshme si tendencë për krijim krize dhe fajësim politik.

Ky propozim, i hapur, diskutuar e nxitur nga vet unë, na u kthye në tavolinën e caktimit të zgjedhjeve, dhe atë me stilolaps mbi nënshkrimin e dekretit për zhbërje të Kuvendit. Edhe aty, thash, para të gjithëve, krejt në fund të fjalës sime, se nëse ka gadishmëri nga të gjithë LDK nuk është kundër. Ky deklarim është i regjistruar zyrtarisht.

Nuk pati asnjë lëvizje, anipse ishte vonë. Ani pse ishin shpenzuar 15 dië pa asnjë nevojë. Ani pse nuk kishte asnjë gadishmëri as për ta diskutuar bashkarisht në mjë vend këtë ide.

Sot habitem se me sa lehtësi fshihet ky fakt dhe kjo e vërtetë. E kuptoj që jemi në betejë politike, por në këtë betejë na duhet të kemi minimalisht korrektësi dhe sjellje njerëzore.

Kjo është e vërteta.

Gjithsesi, per të gjitha sfidat ka zgjidhje. Do ta shihni dhe në ditët në vijim se bllokada ishte e qëllimshme. Nuk është e re. Po zgjatë tash e 12 muaj. Se krejt kjo krizë është inskenim i një beteje të Don Kishotit me mullinj të erës.

Kosova mund të bëhet lehtë.

Është e jona. Do ta bëjmë!

Të ngjashme

Të fundit