-5.9 C
New York
Friday, February 6, 2026

Buy now

Kjo është e arrestuara për votat në Deçan, shefe e kabinetit të Kryetarit

- Advertisement -

Një person është arrestuar në kuadër të hetimeve që lidhen me parregullsitë në procesin e numërimit të votave në komunën e Deçanit.

Insajderi mëson se e arrestuara është Manjolla Shala e cila mban pozitën e shefes së kabinetit të Kryetarit të Komunës së Deçanit.

Ajo është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa dyshohet për përfshirje në rastin që lidhet me procesin zgjedhor.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se ndalimi është kryer me urdhër të prokurorit të shtetit.

Sipas tij, brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të dyshuarës në procedurë penale.

Të ngjashme

Të fundit